image Tmerr në Kabul: Njerëzit bien nga aeroplani (Video)

Botë

Tmerr në Kabul: Njerëzit bien nga aeroplani (Video)

news image

Avionët janë të mbushur me plot njerëz që duan të largohen sa më parë nga Afganistani, prej ditës së djeshme pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Mirëpo, të rënda janë pamjet që vinë nga avioni që është ngritur nga Kabuli.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se si dy persona humbën jetën, pasi bien nga avioni i cili ishte ngritur nga Kabuli.

Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët thonë se dy burra, të cilët mbaheshin në rrotat e një aeroplani kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi ndërtesa. /GazetaSinjali/