Kolona të gjatë janë duke u krijuar në shumë pikë-kalime kufitare, sidomos në atë të Vërmicës, pasi që shumë kosovarë duan të kthehen në vendlindje pas pushimeve në bregdetin shqiptarë.
Pritje të gjata ka sot në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë, ku një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, madje ky sinjalizues është ankuar për pritjet e gjata.
“Tmerr është gjendja në kufi, qe tri orë në autobus jam”, është shprehur ai.