image Tjetër talent nga Gjermania i thotë “PO” Kombëtares së Kosovës

Futboll

Tjetër talent nga Gjermania i thotë “PO” Kombëtares së Kosovës

news image

Futbollisti Drilon Përgjeqaj, është ardhja më e re për kombëtaren e Kosovës U19.

Prurja e 17-vjeçarit që do ta vesh fanellën e Kosovës, u konfirmua në takimin që pati me drejtuesit e FFK-së.

Përgjeqaj është pjesë e klubit FC Freiburger në Gjermani dhe luan në pozicionin e mesfushorit defanziv.

Në gjermani ka qenë pjesë e disa ekipeve të grupmoshave të reja si, Eschbach, Eintracht Freiburg, KSC Karlsruhe.

Ndërkohe grumbullimi i Kosovës U19 pritet të jetë në muajin tetor kur nis faza kualifikuese, ku Dardanët në grup janë bashkë me Norvegjinë, Gjeorgjinë dhe Uellsin.

Përgjeqaj ka qenë i ftuar edhe te grupmoshat U17 të Kosovës. /GazetaSinjaliSporti/