Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani, ku një person ka sulmuar kalimtarët.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Erfurt dhe sipas të dhënave raportohet për 2 persona të lënduar, përcjell Gazeta Sinjali.
Policia është në kërkim të autorit, ndërkaq ju ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në kapjen e tij.
Kujtojmë se ditë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi në një tjetër qytet gjerman ku 3 gra humbën jetën ndërsa 6 persona të tjerë u lënduan./Gazeta Sinjali/