image Tjetër futbollist shqiptar në Itali, i riu nga Zvicra i bashkohet Lecces

Futboll

Tjetër futbollist shqiptar në Itali, i riu nga Zvicra i bashkohet Lecces

news image

Medon Berisha, mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë U19, ka lënë Zvicrën dhe është transferuar në Itali.

Futbollisti 18-vjeçar është transferuar te Lecce, klub që ka në përbërje mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku.

Berisha, i cili zotëron edhe pasaportën zvicerane, ishte pjesë e Young Boys U21 dhe te Lecce do të bashkohet fillimisht me moshat dhe pastaj do mundohet të fitojë një vend në ekipin e parë. /Gazeta Sinjali Sporti/