Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Lipjan-Shtime. Në këtë aksident ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:55, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar. Policia po e trajton rastin”, tha Krasniqi për Gazetën Sinjali.
Brenda pak orësh si pasojë e aksidenteve në Kosovë e kanë humbur jetën pesë persona. /Gazeta Sinjali/