image Tirana vishet me flamuj të Serbisë

Shqipëri

Tirana vishet me flamuj të Serbisë

news image

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbukuruar me flamujt e tre shteteve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të samitit “Open Ballkan”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, si dhe delegacioni që i shoqëron do të shkojnë sot në Shqipëri.

Vizita e parë do të jetë ne Elbasan, ku në mbrëmje do u shtrohet një darkë zyrtare.

Më pas nesër në orën 09:00 do të jetë mbërritja e Vuçiq dhe Zaev me delegacionet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, raporton oranews.al.

Në këtë samit pritet të firmosen 6 marrëveshje bashkëpunimi dhe pas forumit do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkani i Hapur./GazetaSinjali/