image Tirana ia kalon edhe Dubait e Ibizas, bëhet qyteti i dytë më i vizituar për këtë vit

Shqipëri

Tirana ia kalon edhe Dubait e Ibizas, bëhet qyteti i dytë më i vizituar për këtë vit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë ditës ka publikuar disa të dhëna nga “Google”, ku siç njofton ai, kryeqyteti shqiptar Tirana është rënditur e dyta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.

Ndërsa, Shqipëria është renditur e treta, kështu duke lënë pas plot shtete të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, ka shkruar Rama.

Ndërsa, në tabelen e publikuar, shihet se një vend para Tiranës qëndron, qyteti i Turqisë Antalya, ndërsa në vendet më poshtë janë vendet si Ibiza, Dubai, Palma, e disa vende të tjera që njihen për turizëm.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/pfbid024fr2pwZ5mtPCgWhWmBbJkCYALLFnmiVrUNszghpN8BSPEEgMXV6hvfPj2rYRbJ32l?cft[0]=AZWRKfXnAora5UFgvuUG9IQcBByxXa2fZVyFIqL1raYAoeUci627C3Xj9yiU7AbbpShHUDanYQ6hoN-9wIoIy1t8xFgsae1JDLI57P5vUvL7nzdd_TBgE1MS29zCgpgzhxTpCj31DgcbzwflUesu7KlYtiNZ_GCncLUnG0pfOLoasz33ZaR5_zUdHhw6JVXZy88&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/