image Tirana e pëson më keq se Shkodra nga erërat e forta, pati edhe përmbytje

Shqipëri

Tirana e pëson më keq se Shkodra nga erërat e forta, pati edhe përmbytje

news image

Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje të dendura të shiut dhe stuhi të fortë ere, e cila ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Shumë rrugë kryesore në Tiranë janë mbuluar nga uji duke e bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve.

Nga Bashkia e Tiranës kanë dalur në terren dhe janë duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe për t’i dalur në ndihmë të qytetarëve. /Gazeta Sinjali/