image Time Kadrijaj, sqaron telefonatën që e mori nga Specialja

Kosovë

Time Kadrijaj, sqaron telefonatën që e mori nga Specialja

news image

Deputetja në largim e AAK-së Time Kadrijaj, e ka konformuar se gjatë muajit të ardhshem do ta marr zyrtarisht ftesën për intervisitim nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja Kadrijaj ka thënë se sot vetëm është kontaktuar nga kjo gjykatë.
Ajo ka thënë se nuk është aspak e mërzitur për konsekuencat ligjore që mund të prodhoj intervistimi i saj nga Gjykata Speciale.
Postimi i plotë i deputetes Time Kadrijaj në FB:

Megjithëse ende jo zyrtarisht, sot jam kontaktuar me telefon nga Gjykata Speciale dhe jam njoftuar se ftesën do ta marr edhe zyrtarisht për tu intervistuar gjatë muajt shtator!
Nuk jam aspak e mërzitur për pasojat ligjore, sepse lufta janë ka qenë e pastër si loti dhe kjo do të dëshmohet prap, por jam e shqetësuar për ftesat e njëpasnjëshme të kësaj Gjykate, të cilat për bazë kanë vetëm pretendimet poltike të Serbisë dhe ta merr mendja që po kanë edhe pasoja politike, për Kosovën, e cila më në fund ka filluar të flasë me zërin e vet!
Jam e bindur se edhe kjo sfidë do të përballohet me dinjitet dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbetet e shenjtë, sic edhe ka qenë!, ka shkruar deputetja në largim e AAK-se, Time Kadrijaj. /Sinjali/