TikTok po planifikon të padisë administratën Trump, duke kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të presidentit që ndalon shërbimin nga Shtetet e Bashkuara.
Aplikacioni do të ngre padi federale kundër Shtëpisë së Bardhë, thuhet sipas një personi që ishte përfshirë direkt në padinë e ardhshme, por i cili nuk ishte i autorizuar të fliste për kompaninë.
Ai do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së për Qarkun Jugor të Kalifornisë, ku bazohen operacionet amerikane të TikTok.
“Ai bazohet në spekulime dhe hamendje të pastra,” tha burimi.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë çështjet gjyqësore të pritura, por mbrojti urdhrin ekzekutiv të presidentit. /Gazeta Sinjali/