image Tigri sulmon për vdekje kujdestarin në park

Botë

Tigri sulmon për vdekje kujdestarin në park

news image

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.

Jasper, një tigër agresiv siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur energjia ishte fikur dhe sulmoi 52-vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.

Kur David pa i tmerruar kafshën 300 kilogramëshe që vraponte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.

Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi poshtë gardhit.

Ngjarja ndodhi në parkun Seaview Predator pranë qytetit Port Elizabeth.

Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë, Jasper e Jade, ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu jashtë.

David kishte shenja kafshimesh, por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit./Gazeta Sinjali/