Një tigër malajan 4-vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York të SHBA-së.
Tigri i seksit femër me emrin Nadia, është një nga 6 tigrat e kopshtit zoologjik dhe dyshohet se u infektua nga rojtari asimptomatik me koronavirus i këtij kopshti zoologjik.
Në SHBA këtë e quajnë si rastin e parë të transmetimit të koronavirusit nga njerëzit tek kafshët dhe nuk dihet tashmë se si do të reagojë Nadia, por ajo që bën me dije BBC është se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Po ashtu tigrat e tjerë të kopshtit, çitat, leopardët nuk kanë shfaqur simptoma të virusit. /Gazeta Sinjali/