Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë nisur të vijnë në Tiranë që nga dita e djeshme.
Në prononcime për a2cnn, nga aeroporti “Nënë Tereza”, holandezët treguan përshtypjet e para e që u ka lënë kryeqyteti dhe birra shqiptare.
“Është hera jonë e parë në Shqipëri. Birra shqiptare është mirë, është e pijshme”, tha njëri prej tyre.
Më tej, holandezët premtuan se do të kthehen shpesh në vendin tonë për turizëm, nëse Tirana i sjell fat për të fituar Ligën e Konferencës.
“Kemi ardhur këtu për të parë ndeshjen, por do të bëjmë edhe turizëm. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe besoj se do të jetë e fundit, pasi finalet nuk luhen gjithmonë në Tiranë. Por, nëse e fitojmë këtë finale, do të kthehem prapë. Do të vijmë çdo vit nëse fitojmë”, thanë tifozët.