image Tifozët e Prishtinës sulmojnë 'Torcidat', lëndohen tre policë nga përleshja

Basketboll

Tifozët e Prishtinës sulmojnë ‘Torcidat’, lëndohen tre policë nga përleshja

news image

Tre zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar në Rahovec, gjatë kryerjes së detyrës së tyre për të neutralizuar situatën, në përleshjen mes tifozëve të Trepçës dhe atyre të Prishtinës, pas ndeshjes së finales së basketbollit.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka deklaruar se tifozët mitrovicas janë sulmuar nga ata prishtinas, ndërkohë që ka pasur edhe dëme materiale pasi të njëjtit kanë sulmuar edhe autobusët e klubit kryeqytetas.

“Tifozët e Trepçës janë sulmu nga tifozët e Prishtines, secila palë ka rezistu nga ndërhyrja e policise dhe policia është detyru me përdor sprej, ku si pasojë e kesaj janë lënduar tre policë. Ndërsa prej tifozëve nuk është raportuar për ndonjë lëndim, është raportu për dëme materiale në autobuset e Trepces por ende nuk dihet sasia e dëmeve”, ka deklaruar Graisha.

Ai gjithashtu tha se lëndimi i policëve është i lehtë.

/GazetaSinjali/