image Tifozët e Liverpoolit po e pyesin Kloppin: Ku dreqin është Xherdan Shaqiri?

Futboll

Angli/ Tifozët e Liverpoolit po e pyesin Kloppin: Ku dreqin është Xherdan Shaqiri?

news image

Liverpooli sot luan me Manchester Unitedin në derbin më të madh në Ishull.

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar fare për këtë takim dhe kjo gjë nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Liverpoolit, të cilët kanë reaguar në Twitter.

“Prisni, ku dreqin është Shaqiri,” shkruan një tifoz në Tëitter.

“Ju lutem, mos thuani që Shaqiri është rrugës për në Romë”, shkruan një tjetër.

Përndryshe Xherdan Shaqiri vitin e kaluar hyri si zëvendësues kundër Man Utd dhe shënoi dy gola. E për këtë Liverpool edhe e nderoi sot duke e postuar në faqen e tyre në Facebook. Por në ndeshjen e sotme, Shaqiri nuk është ftuar fare dhe reagimi i tifozëve të Liverpoolit kanë qenë në favor të Shaqirit. /Gazeta Sinjali/