image Tifozët e Liverpoolit fillojnë të mbledhin para për transferimin e Mbappes

Futboll

Tifozët e Liverpoolit fillojnë të mbledhin para për transferimin e Mbappes

news image

Një tifoz i Liverpoolit ka krijuar një xhirollogari në ‘GoFundMe’ aty ku mblidhen fondet për të financuar transferimin e Kylian Mbappes.

Deri më tani janë mbledhur vetëm 65 funte, mirëpo Paris Saint-Germain kërkon hiç më pak se 250 milionë euro.

Por, Liverpooli mund të rrëmbejë Mbappen edhe në shumën e 200 milionë eurove, mirëpo tifozëve u duhen shumë më shumë për të rritur fondin.

Francezi tashmë ka bërë me dije se ai e pëlqen filozofinë e lojës të The Reds, andaj nuk mund të përjashtohet kalimi i tij në Anfield.

Në garë për transferimin e Mbappes janë edhe Real Madridi e Barcelona, gjersa PSG po tenton të bind 22-vjeçarin për të rinovuar kontratën.

Në rast se Liverpooli futet seriozisht në garë për fituesin e Kupës së Botës, atëherë tifozët me gjasë do të bashkohen dhe do ta rrisin më shumë donacionin për klubin e tyre të zemrës.

Nearly there https://t.co/pm8Nl2cs0w

— luc???? (@lp2000_) March 6, 2021

Tragic fan base these men don’t understand why they think a team in 7th will get the next best player in the world???? https://t.co/27HEBJO6MW

— Dec Jones (@Decj2001) March 6, 2021

This has got to be the worst thing I have ever seen in my life https://t.co/qp6SJlf4tF

— Corey Burke (@coreyburke98) March 6, 2021

/GazetaSinjali/