image Tifozët e Liverpoolit festojnë para finales me këngën e Dua Lipës - VIDEO

Futboll

Tifozët e Liverpoolit festojnë para finales me këngën e Dua Lipës – VIDEO

news image

Tifozët e Liverpoolit kanë pushtuar Parisin në ditën e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli dhe Real Madridi do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00, në “Stade de France”.

Përpara kësaj sfide, tifozët e Liverpoolit kanë mbizotëruar në rrugët e kryeqytetit të Francës.

Në një video të postuar nga faqja zyrtare e klubit anglez, shihen tifozët e Të Kuqve duke festuar para ndeshjes me këngën e artistes shqiptare, Dua Lipa.

/GazetaSinjaliSport/