image Tifozët e Lazios kritikojnë rëndë Vedat Muriqin

Futboll

Tifozët e Lazios kritikojnë rëndë Vedat Muriqin

news image

Humbja e Milan-it duke pranuar një gol në sekondat e fundit i ka revoltuar shumë rëndë tifozët e Lazios, të cilët pas ndeshjes kanë shpërthyer me kritika, ku cak ishte Vedat Muriqi.

Kjo pasi që ai hyri në fushë në pjesën e parë pas lëndimit të Correas mirëpo nuk la gjurmë.

Disa nga komentet ishin “Fenerbaçe nga ka vjedhur. Muriqi nuk është as për Serinë B. Çfarë dështimi nga Tare”, përcjellë Sinjali Sportiv.

Kjo e dëmton së tepërmi Muriqin në aspektin psikologjik, duke mbajtur mbi supe edhe sulmet e tifozëve, përtej faktit që nuk po arrin të thyej akullin në Itali e të gjej golin.

I pyetur nga gazetarët se përse zgjodhi të fuste Muriqin përpara një sulmuesi më produktiv si Caicedo, Inzaghi ka treguar “pendimin e tij”:”Caicedo ka dalë nga ndeshja e fundit pak i lodhur. Muriqi më bindi në stërvitjen e djeshme pasi bëri mirë. Mendova se kjo do të ishte ndeshja e tij”, ka thënë Inzaghi.

/Sinjali Sportiv/