image Tifozët e kërcënojnë me jetë Icardin

Futboll

Foto/ Tifozët e kërcënojnë me jetë Icardin

news image

Lojtarët e Interit i janë gëzuar fitores së mbrëmshme të vështirë kundër Cagliarit, me përjashtim të Mauro Icardit, i cili nuk ishte as në bankën rezervë.

I padëshiruar nga klubi, sulmuesi argjentinas nuk e ka pasur mendjen te ndeshja. Ai dje është kërcënuar nga tifozët e organizuar të Interit, të cilët dëshirojnë ta largojnë që sot, shkruan Sinjali.

Përpara shtëpisë së tij në Komo është shfaqur një pankartë me mesazh kërcënues.

Icardi, tani mjaft! Milano është e vogël!”, shkruhet në të.

Praktikisht, ata kanë lënë për të kuptuar se Icardi dhe familja e tij janë në rrezi. Mesazhin e bën edhe më kërcënues shkronjat “O”, që janë të formuara si shënjestra të armëve. /Sinjali/