image "Tifozat Kuq e Zi" sulmojnë Andin Lokaj: Të mjerët ne që me taksat tona paguajmë të tilla eksperimente

Futboll

“Tifozat Kuq e Zi” sulmojnë Andin Lokaj: Të mjerët ne që me taksat tona paguajmë të tilla eksperimente

news image

Faqja “Tifozat Kuq e Zi” përmes një postimit atakojnë komentatorin e sportit të RTK-së, Andin Lokaj.

I gjithë inati është nga një postim i Lokajt në profilin e tij në Facebook, pas ndeshjes Kosovës U-21 – Shqipëria U-21, e cila përfundoi me fitoren e Dardanëve me rezultat 2:1.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, ka shkruar Lokaj dje në profilin e tij në Facebook.   

“Tifozat Kuq e Zi” e sulmojnë Lokajn me këtë fjalor dhe foto të ilustruar.

“Të mjerët ne që me taksat tona paguajmë të tilla eksperimente!”, shkruan në faqen e ““Tifozat Kuq e Zi”.

/Gazeta Sinjali Sporti/