image Publikohen formacionet në vëllazëroren mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21

Futboll

Publikohen formacionet në vëllazëroren mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21

news image

Kosova U21 dhe Shqipëria U21 përballen në “Fadil Vokrri” në një sfidë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023, në një grup ku kuqezinjtë kanë ambicie për të siguruar kualifikimin.

Shqipëria U21 dhe Kosova U21 janë përballur dy herë mes tyre dhe të dy sfidat janë fituar nga kuqezinjtë, me një golavarazh total 3-1.

Në Grupin G ku bëjnë pjesë të dy reprezentacionet, Shqipëria është më mirë, ku ka grumbulluar 9 pikë në vendin e tretë, kurse Kosova me 3 pikë është e pesta.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Nreca Bisinger; Hoti, Kurtulus, Sadriu, Hoxha; Krasniqi, Shabani, Lushtaku, Veliu; Marleku, Zeqiri

Shqipëria: Tafas; Mitaj, Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci; Doda, Çelhaka, Asllani, Ndrecka, Karrica, Dobra /Gazeta Sinjali Sporti/