image “T’i q* policët e krejt familjen, njerëz ka me pagu me ju gjet"/ Familjari i të dyshuarit për terrorizëm kërcënon gazetarët e Sinjalit

Siguri

“T’i q* policët e krejt familjen, njerëz ka me pagu me ju gjet”/ Familjari i të dyshuarit për terrorizëm kërcënon gazetarët e Sinjalit

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se Ardian Qerkinaj është një nga pesë të arrestuarit nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, një familjar i Qerkinajt ka shkruar në adresë të Sinjalit.

Besnik Morina, i cili thotë se e ka djalë të dajës Qerkinajn, ka dërguar mesazhe kërcënuese e ofenduese.

Ai ka kërkuar që të largohet lajmi dhe fotografia e Qerkinajt.

Unë jetoj jashtë, edhe t’i q* policët, ty edhe krejt familjen që e ki. Nëse nuk e hjek foton kom me t’i shkë***y krejt ropt që i ki në Kosovë“, ka thënë ai.

“5 min keni kohë me shly foton, nëse nuk e shlyni çkamos kom me bo edhe njerëz kam me pagu me iu gjet”, ka thënë Morina.

“Nëse nuk e shlyni çka mos ka me bo edhe njerëz ka me pagu me ju gjet”, ka shtuar ai.

E tash ti ki punë me mu e unë kom me t’i q* ropt ty”, ka thënë ai.

“Unë kom shokë që mujnë krejt faqen me jau zhduk jashtë Kosovës edhe tash keni punë me mue s’ka me iu dalë mirë… Unë ia psh**** ligjet e Kosovës”, ka kërcënuar Morina gazetarët e Sinjalit.

/GazetaSinjali/