image “Ti po ia rrit fëmijët armikut të popullit”, djali i Demaçit tregon si u godit me shuplakë nëna e tij në mes të tregut (VIDEO)

Kosovë

“Ti po ia rrit fëmijët armikut të popullit”, djali i Demaçit tregon si u godit me shuplakë nëna e tij në mes të tregut (VIDEO)

news image

Shqiptar Demaçi ka folur për njërën nga figurat kyçe të politikës së Kosovës, babin e tij, Adem Demaçin.

Meqenëse gjatë rrëfimit të tij u deklarua së nuk ka qenë bashkëveprimtar i babit në rrugën politike, Shqiptari e ndjenë veten bashkëveprimtar të tij në sferën personale.

“Unë jam i biri i Ademit, por jo bashkëveprimtar i Ademit. Bashkëveprimtar i Ademit në thonjëza jam në kuptimin që Ademi ka munguar në familje teksa energjinë e ka dhënë për çështje kombëtare. Ndihma jonë ka qenë që e kemi duruar mungesën e Ademit dhe natyrisht nuk ka qenë punë e vogël, nuk ka qenë e pasakrificë”, u shpreh ai.

Por që figura e Shqiptarit në shtëpi duket se nuk qe e mjaftueshme gjatë asaj periudhe kur i njëjti ishte në moshë goxha të re, pamjaftueshmëri kjo të cilën e ndjeu më së shumti bashkëshortja e Ademit, Xhemajlie Hoxha Demaçi.

“Mungesa e prindit për një kohë të gjatë në një familje e cila është e shënjuar nga shteti, ka një presion shumë të madh. Në momente të caktuara nëna ka pasur presion shumë të madh, e kanë larguar edhe nga puna”, tregoi ai për “Fakte me Adnan Merovcin”.

Përveç presionit psikologjik, Shqiptari tregon se e njëjta ka përjetuar edhe dhunë fizike nga kundërshtarët e Ademit.

Siç deklaroi Shqiptari, ajo u godit me shuplakë në mes të tregut, me ç’rast tregoi se edhe nga kush ka mundur të jetë ky veprim.

Rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni të plotë me detaje në videon në vijim:

/GazetaSinjali/