Rreth orës 04:15 të mëngjesit të djeshëm në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës është thyer një market, nga arka e të cilit persona të panjohur kanë arritur të vjedhin rreth 8 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se marketi në fjalë është “Viva Fresh Store”.
“Fshati Sllatinë – Fushë Kosovë 10.11.2020 – 04:15. Ankuesja femër kosovare raporton se persona të panjohur kanë thyer marketin dhe nga arka kanë vjedhur rreth 8000 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Nuk është raportuar ende për persona të arrestuar për këtë rast./Gazeta Sinjali/