image Thyhet vetura e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

Siguri

Thyhet vetura e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

news image

Dikush ka thyer xhamin e një veture që është në pronësi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dje pasdite në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues i cili është punonjës në këtë ministri i ka thënë Gazetës Sinjali se vetura ka qenë e parkuar aty që gjashtë muaj, pasi që nuk ka qenë në përdorim.

Ai tha se rastin e kanë paraqitur në polici./Gazeta Sinjali/