image Thyhet dera e një kishe në Gjilan, vidhen para e gjësende

Siguri

Thyhet dera e një kishe në Gjilan, vidhen para e gjësende

news image

Objektet fetare janë bërë cak i shpeshtë i hajdutëve nëpër Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një e tillë ka ndodhur dje në fshatin Shillovë të Gjilanit.

Gazeta Sinjali ka mësuar se ankuesi, serb, ka raportuar se disa persona të panjohur kanë thyer derën e kishës dhe janë futur brenda.

Nga aty kanë vjedhur 300 dinarë të Serbisë, që vizitorët i kishin vendosur nëpër ikona në brendi të kishës dhe dy zmadhues zëri, që siç mëson Sinjali nga burimet, kishin vlerën rreth 1 mijë euro. /Gazeta Sinjali/