image Thyejnë shtëpinë në Mitrovicë, i vjedhin makinën për thyerje të betonit

Siguri

Thyejnë shtëpinë në Mitrovicë, i vjedhin makinën për thyerje të betonit

news image

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Luja Braja” në Mitrovicë të Veriut është raportuar një vjedhje e rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, pronari i shtëpisë ka raportuar se disa persona të panjohur kanë dëmtuar tri dyer, duke arritur kështu të futen në shtëpinë e tij, nga ku kanë vjedhur një makinë elektrike për thyerjen e betonit.

“Rr. Luja Braja, Mitrovicë 02.12.2020-17:00.  Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur duke dëmtuar tri dyer kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga  aty kanë vjedhur një mjetë pune makinë elektrike për thyerjen e betonit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/