image “Thuaj hamburger”, publikohet videoja se si ishte rrahur Jasir Asani nga huliganët maqedonas

Futboll

“Thuaj hamburger”, publikohet videoja se si ishte rrahur Jasir Asani nga huliganët maqedonas

news image

Ishte viti 2015-të kur futbollisti me prejardhje nga Shkupi Jasir Asani kishte pësuar grushta nga huliganët maqedonas.

Pamjet pas rrahjes që mori futbollisti i kombëtares shqiptare kanë qarkulluar tashmë kudo në rrjet.

Ai në një intervistë për një medium kishte deklaruar se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.

“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger?. Më rrahën shumë, por nafaka ime u mbajta”, kishte deklaruar ai.

@insajderiofficial #Kosova #shqipet #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosovo #albaniche #fyppppppppppppppppppppppp #foryoupageofficiall #jasirasani #jasirasani🇦🇱 #fypシ゚ ♬ original sound – GazetaInsajderi

Në prononcimin e tij ai kishte thënë se huliganët kishin ndaluar sulmin vetëm kur ai i kishte treguar se luante për ekipin e Vardarit të Maqedonisë.

“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrijnë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, ishte shprehur Asani atëkohë.

Kujtojmë se futbollisti ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, aty ku shënoi një gol fantastik nga distanca.

/GazetaSinjali/