image Jasir Asani: Jemi të lumtur që jemi në vend të parë

Futboll

Jasir Asani: Jemi të lumtur që jemi në vend të parë

news image

Edhe pse kuqezinjtë morën 1 pikë nga barazimi 0 me 0 ndaj Ishujve Faroe, Shqipëria është renditur në vendin e parë në grup.

Megjithatë, Jasir Asani thotë se janë të lumtur që e arritën objektivin dhe janë në vend të parë.

“Çdo kombëtare luan shumë fort dhe mbrohen nga minuta e parë. Gjithsesi kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, besoj se jemi të lumtur se jemi në vend të parë. Gjithsesi ekipi kundërshtar nga minuta e parë ka qenë në mbrojtje. Edhe ne kemi pasur shanset tona. Gjithsesi fati nuk është gjithmonë. Të gjithë jemi të lumtur që jemi në vend të parë. Besoj se gjithë stafi janë të lumtur”, u shpreh Asani.

/GazetaSinjaliSport/