Ishte viti 2015-të kur futbollisti me prejardhje nga Shkupi Jasir Asani kishte pësuar grushta nga huliganët maqedonas.
Pamjet pas rrahjes që mori futbollisti i kombëtares shqiptare kanë qarkulluar tashmë kudo në rrjet.
Ai në një intervistë për një medium kishte deklaruar se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.
“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger?. Më rrahën shumë, por nafaka ime u mbajta”, kishte deklaruar ai.
@insajderiofficial #Kosova #shqipet #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosovo #albaniche #fyppppppppppppppppppppppp #foryoupageofficiall #jasirasani #jasirasani🇦🇱 #fypシ゚ ♬ original sound – GazetaInsajderi
Në prononcimin e tij ai kishte thënë se huliganët kishin ndaluar sulmin vetëm kur ai i kishte treguar se luante për ekipin e Vardarit të Maqedonisë.
“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrijnë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, ishte shprehur Asani atëkohë.
Kujtojmë se futbollisti ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, aty ku shënoi një gol fantastik nga distanca.