image Thirrjet e shteteve tjera për t’i dhënë fund luftës, Netanyahu jep përgjigjen e tij

Botë

Thirrjet e shteteve tjera për t’i dhënë fund luftës, Netanyahu jep përgjigjen e tij

news image

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë sot thirrjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke i përshkruar ato si të papajtueshme me mbështetjen e qëllimit të luftës për eliminimin e Hamasit.

Duke informuar kabinetin e tij, Netanyahu tha se u kishte thënë udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera se nuk mund ta mbështesin edhe eliminimin e Hamasit, dhe të bëjnë presion për t’i dhënë fund luftës nga ana tjetër.

“Ju nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni presion për t’i dhënë fund luftës, e cila do të parandalonte eliminimin e Hamasit”, ka thënë Netanyahu, raporton SkyNews.

Dje, lideri izraelit tha se vlerësonte veton e ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke bllokuar një kërkesë për një armëpushim në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Ai tha se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij “për të eliminuar Hamasin dhe për të arritur objektivat e tjera të luftës që kemi vendosur”.

/GazetaSinjali/