image Thirrja e familjarëve të pacientëve në QKUK: Mos shpenzoni kot në spitale private!

Kosovë

Shëndetësi/ Thirrja e familjarëve të pacientëve në QKUK: Mos shpenzoni kot në spitale private!

news image

Familjarë të pacientëve në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët e vendit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore të kërkojnë ndihmë nga QKUK-ja dhe jo nga spitalet private, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali, ka biseduar gjatë ditës së sotme me familjarë të dy pacientëve që janë shtruar në Kardiologjinë Invazive në QKUK, të cilët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur me shërbimet.

Vetëm gjatë pasdites së sotme, katër pacientë nga qytete të ndryshme me sindrom akut koronar kanë kërkuar ndihmë në QKUK.

Familjarët që nuk deshën t’u bëhet publik identiteti i tyre, kanë thënë se janë jashtëzakonisht të kënaqur me shërbimet në këtë repart.

Ata po ashtu kanë bërë apel tek qytetarët e tjerë që të mos shpenzojnë para në spitale private, por të marrin trajtim në institucionet publike, ku shumica e pacientëve trajtohen falas, ndërsa disa të tjerë paguajnë një kosto minimale.

Familjarët e pacientëve kanë kërkuar që të falënderohet publikisht kardiologu invaziv Dr. Sami Gjoka, për profesionalizmin gjatë punës së kryer.

Në anën tjetër kujtojmë se disa ditë më parë një qytetar nga Peja është ankuar ndaj Spitalit Amerikan se pa pasur nevojë i kishin vënë ‘bateri’ në zemër dhe dy stenta pa pasur nevojë.

Aktualisht rasti i tij është duke u hetuar nga Inspektorati i Odës së Mjekëve të Kosovës./Gazeta Sinjali/