image Scott: Kosova ta pezullojë taksën për vazhdimin e dialogut - Sinjali

Qëndrimi amerikan/ Scott: Kosova ta pezullojë taksën për vazhdimin e dialogut

news image

SHBA-të janë partner që mbështesin normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë, thekson ambsadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Në një intervistë për mediumin serb “Kurir”, Scott ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-ve për taksën dhe pezullimin e saj. Ai ka folur edhe për emërimin e Matthew Palmer si i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për çështjet e Ballkanit.

“Palmer e njeh shumë mirë problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe regjionin, ai është personi ideal që do të kontribuojë në normalizimin e raporteve”, ka thënë Scott.

Me tej Scott ka përsëritur qëndrimin se Kosova duhet ta pezullojë taksën, në atë formë që t’i hapet rrugë dialogut.

“SHBA-të duan që Kosova ta pezullojë taksën, në mënyrë që të rifillojë dialogu me Serbinë. Është e rëndësishme për Prishtinë që të formojë qeverinë e re, ta pezullojë taksën e të vazhdojë dialogu”, ka thënë ai.


Shpërndaje artikullin