image Thierry Henry largohet nga rrjetet sociale: Ka racizëm dhe bullizëm

Futboll

Thierry Henry largohet nga rrjetet sociale: Ka racizëm dhe bullizëm

news image

Njëri nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së futbollit francez, Thierry Henry, ka njoftuar se ka vendosur të largohet nga rrjetet sociale, shkruan Sinjali Sport.

Kampioni i botës me fanellën e Francës në vitin 1998 tha se do të zhduket nga rrjetet sociale këtë të shtunë në mëngjes pasi që është lodhur nga racizmi dhe bullizmi.

Postimi i tij në Twitter u bë viral, duke marrë kështu shumë pëlqime dhe shpërndarje.

“Nga nesër në mëngjes, do të heq veten nga rrjetet sociale derisa ata që kanë pushtet në këto platforma nuk do të jenë në gjendje të rregullojnë përdorimin e tyre me të njëjtën forcë dhe të njëjtën egërsi që përdorin kur cenohet e drejta e autorit. Sasia e racizmit, bullizmit dhe torturës mendore që derdhet mbi përdoruesit është shumë “helmuese” për t’u injoruar. Duhet të ketë një farë përgjegjësie.

Është shumë e lehtë të krijosh një llogari, ta përdorësh për të ngacmuar dhe pa pasur pasoja duke mbetur anonim. Derisa të ndryshojë, unë do të çaktivizoj llogaritë e mia në të gjitha platformat sociale. Shpresoj se do të ndodhë së shpejti”, shkroi Henry në Twitter./Gazeta Sinjali Sporti/