image E incizoi të miturën dhe videon e publikoi në rrjete sociale, prangoset një i mitur në Gjakovë

Siguri

E incizoi të miturën dhe videon e publikoi në rrjete sociale, prangoset një i mitur në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Gjakovë, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se të shtunës, rreth orës 01:00 pas mesnate, e ka incizuar të miturën dhe këtë incizim e ka publikuar në rrjete sociale.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të prokurorit, policia njofton se ai është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/