Thesari i SHBA-së ka vendosur sanksione prapë kundër oligarkëve rusë.
Nga Thesari thanë se qëllimi i sanksioneve është rritja e presionit ndaj njerëzve të afërt të presidentin rus, Vladimir Putin.
Ata që u goditën nga sanksionet e reja përfshijnë 10 persona që janë pjesë e bordit të VTB Bank, 12 anëtarë të Dumës – dhoma e ulët e parlamentit rus – dhe familjen e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, raporton CNN.
Më herët presidenti Biden njoftoi një ndalim të importeve nga Rusia – duke përfshirë ushqimet e detit, vodka dhe diamante ruse.
Ai tha se këto sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë do t’i jepnin “një tjetër goditje dërrmuese” ekonomisë së vendit pas pushtimit të Ukrainës.