image Therje me thikë në Podujevë

Siguri

Therje me thikë në Podujevë

news image

Një person është therur me thikë në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, i cili dyshohet se pas një fjalosje e kishte sulmuar viktimën me thikë duke i shkaktuar më pas edhe lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur me datë 1 janar rreth orës 19:00./GazetaSinjali/