image Therja në Podujevë, për hakmarrje? I mituri e kishte rrahur të dyshuarin bashkë me tre të tjerë

Siguri

Therja në Podujevë, për hakmarrje? I mituri e kishte rrahur të dyshuarin bashkë me tre të tjerë

news image

Therja në Podujevë po dyshohet se është kryer për motive të hakmarrjes, pasi viktima ishte i dyshuar në Maj për rrahjen e Shkëlzen Vërshefcit, i cili u arrestua për incidentin e ndodhur të premten.

Vërshefci i cili është rreth moshës 27-28 vjeçare, ishte rrahur më 26 maj nga Malsor Mustafa, Enis Hoxha, Liridon Rrahmani dhe i mituri që u ther sot, E.Rr, incident për të cilin Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht.

Policia njoftoi se i dyshuari për therjen e të miturit u arrestua, ndërsa ky i fundit ka pranuar tretman mjekësor.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/