image Kapet nga Policia e mitura që theri me thikë 15-vjeçarin në Obiliq

Siguri

Kapet nga Policia e mitura që theri me thikë 15-vjeçarin në Obiliq

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarën e cila theri me thikë një 15-vjeçar, dje në sheshin e Obiliqit, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas arrestimit e dyshuara është dërguar në mbajtje 24 orë dhe ndaj saj është hapur rasti si lëndim trupor.

Ndryshe, Gazeta Sinjali ka raportuar dje se ngjarja ndodhi pas një ngatërresë në mes të miturve që eskaloj me përdorimin e një thike.

“Obiliq 30.05.2022 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas ka sulmuar fizikisht me thikë të miturin, viktimën mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, njofton Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/