image Përleshje mes të miturve në Fushë Kosovë, një i therur me thikë, tjetri në arrati

Siguri

Përleshje mes të miturve në Fushë Kosovë, një i therur me thikë, tjetri në arrati

news image

Një person i mitur është therur me thikë dje në Fushë Kosovë, ndërsa rastin e ka denoncuar sot në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari ka deklaruar se ka takuar personin e dyshuar, i cili po ashtu është i mitur, teksa po kthehej nga shkolla.

Sinjali mëson se deri tek incidenti erdhi pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve, ku i dyshuari e ka goditur dy herë me një mjet të mprehtë në shpinë.

Sipas burimeve, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktimës nuk i është ofruar tretmani mjekësor në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për të mitur, me urdhër të së cilës është inicuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.

/GazetaSinjali/