image Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Siguri

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

news image

Një rrahje masive ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën 28 Nëntori në Fushë Kosovë, ku dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve është therë edhe me thikë raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rrahje ne progres ne rrugën “28 Nëntori” ne Fushe Kosove. Nga informatat e para dyshohet për dy persona te lënduar dhe se paku njeri nga ta te kete marre lëndime nga një mjet i mprehte . Te njëjtit janë transferuar ne QKUK për trajtim mjekësor“, thuhet në përgjigjen e Borovcit.

Gjithashtu është bërë e ditur se policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe po heton rrethanat që e karakterizojnë rastin.

/Gazeta Sinjali/