Katër persona janë arrestuar në Fushë Kosovës pasi janë përfshirë në një rrahje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, ku si pasojë e kësaj përleshjeje, njëri prej të dyshuarve e ka goditur me thikë viktimën mashkull të nacionalitetit shqiptar, njofton Policia e Kosovës.
I plagosuri është është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, njofton Gazeta Sinjali.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Gazeta Sinjali/