image Theret me thikë një nxënës në Kaçanik

Kosovë

Rrahje/ Theret me thikë një nxënës në Kaçanik

news image

Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit disa nxënës të shkollës së mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” në Kaçanik janë përleshur mes vete.

Gazeta Sinjali mëson nga burime brenda Prokurorisë se nga rrahja në rrugën “Nuri Bushi” në Kaçanik, është therur me thikë nxënësi J.K. nga fshati Gorancë.

16-vjeçari është duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit.

Lidhur me këtë rast, Policia e ka arrestuar një 16-vjeçar tjetër me inicialet O.R. /Gazeta Sinjali/