Në një përleshje që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Podujevë, një i mitur është therur me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, ndërkaq mësohet se i mituri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Dyshohet që viktima mashkull 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/