image Thellohet bilanci, 366 të vdekur dhe mbi 6 mijë të infektuar nga koronavirusi në Itali

Botë

Botë/ Thellohet bilanci, 366 të vdekur dhe mbi 6 mijë të infektuar nga koronavirusi në Itali

news image

Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare të përhapjes së epidemisë së koronavirusit në Itali deri më sot, 8 mars 2020. Numri i viktimave është 366 e numri i të infektuarve 6 mijë 387.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 133 vitkima më shumë e 1 mijë e 326 të infektuar të tjerë. Numri i personave të shtruar në terapi intesive është 650.

3 mijë e 557 pacientë po kurohen në struktura spitalore e 2 mijë e 180 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë ka shënuar sot 4 mijë e 189 të infektuar e 267 viktima. Emilia Romagna 1 mijë e 180 të infektuar e 56 viktima e Veneto 670 të infektuar e 18 viktima.

Në rajonin e Lazios ku është përqëndruar dhe kryeqyteti italian ka regjistruar 3 viktima e 87 persona të infektuar.

Rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar është Bazilikata me 4 persona të infektuar e 0 viktima.

Ndryshe, Italia është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë dhe deri më sot janë kryer 49 mijë e 937 tampone./GazetaSinjali/