image "The Guardian" publikon dokumentin sekret: Koronavirusi do të zgjasë 1 vit

Botë

Botë/ “The Guardian” publikon dokumentin sekret: Koronavirusi do të zgjasë 1 vit

news image

Pandemia e koronavirusit pritet të zgjasë për një vit, deri në pranverën e vitit 2021.

Të paktën kështu shkruhet në një dokument sekret të hartuar nga “Public Health England”, i cili është siguruar dhe më pas publikuar nga e përditshmja britanike “The Guardian”.

Ekspertët që e kanë nënshkruar këtë raport, parashikojnë se do të infektohet 80 përqind e popullatës, nga të cilët 7,9 milionë persona do të shtrihen në spital.

Chris Whitty, këshilltar i kryeministrit Boris Johnson, ka bërë thirrje të vazhdueshme për një betejë të gjatë ndaj urgjencës së koronavurist, por pa treguar afate kohore.

Dokumenti i publikuar nga “Guardian” fton mjekët në Britani të përgatiten për të kuruar rreth 15 përqind të popullsisë në 12 muajt e ardhshëm.

Në anën tjetër, në Kosovë deri më tani janë raportuar 13 persona të prekur me koronavirus./Gazeta Sinjali/