image The Guardian: Kryeministri në detyrë i Kosovës akuzon të dërguarin e Trumpit për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë

Kosovë

Politikë/ The Guardian: Kryeministri në detyrë i Kosovës akuzon të dërguarin e Trumpit për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë

news image

Mediumi i njohur britanike, The Guardian ka shkruar një artikull për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin i cili ka bërë akuza direkte ndaj të dërguarit të Trumpit, Richard Grenell. Kurti e ka akuzuar Grenellin për ndërhyrje në rrëzimin e qeverisë së tij me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trumpin.

Siç shkruan The Guardian, Albin Kurti po pretendon se Richard Grenell është përfshirë në nxitjen e votave që e rrëzuan qeverinë.

“Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar një sulm të ashpër ndaj drejtorit të shërbimit sekret kombëtar të Donald Trump, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën e vendit dhe për të ndihmuar në rrëzimin e ish-qeverisë së tij me qëllimin për të dhënë një fitore të shpejtë diplomatike për Trump” është thënë në këtë artikull.

Sipas këtij artikulli, Kurti pranoi se kriza kishte një dimension lokal, por ka akuzuar Richard Grenellin, i cili sipas Kurtit është duke punuar në një marrëveshje të mundshme që Serbia të njohë Kosovën.

“Qeveria ime nuk u përmbys për asgjë tjetër, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim për të nënshkruar një marrëveshje me Serbinë,” tha Kurti në një video-konferencë për shtyp nga Prishtina.

“Ajo që ai [Grenell] i duhet është një marrëveshje e shpejtë për të treguar se ata mund të rregullojnë krizat në botë, ndoshta në kontrast me Clintons, Bushes dhe Obamas, pa ndonjë ndërhyrje ushtarake, dhe kjo mund të paraqitet si një sukses në këtë vit zgjedhor, ” tha Kurti, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu