image Thaçit, Selimit e Krasniqit u lejohet t’i apelojnë disa pjesë të aktakuzës ndaj tyre

Drejtësi

Thaçit, Selimit e Krasniqit u lejohet t’i apelojnë disa pjesë të aktakuzës ndaj tyre

news image

Gjykatësi, Nicolas Guillou, ka marrë vendim me anë të së cilit, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi lejohen që për disa çështje të ngritura nga ta, të apelojnë vendimin mbi mocionet e mbrojtjes që pretendojnë defekte në formën e aktakuzës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur me anë të vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, ku thuhet se lejohet apelimi për Selimin për çështjet tre deri në gjashtë, si dhe për çështjen shtatë.

Jakup Krasniqit i është lejuar apelimi për çështjen e parë, të dytë, pestë, gjashtë, shtatë, nëntë dhe dhjetë, si dhe çështjen e tretë dhe katërt, që mbrojtja ka ngritur.

Kurse, ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar apelimi nga çështja e tretë në të gjashtën, si dhe nga e nënta deri në të pesëmbëdhjetën.

Gjykatësi ka refuzuar që të jap leje për apelim për çështjen e parë dhe të dytë të Selimit, për çështjen e tetë të Krasniqit, si dhe për çështjen e parë, dytë, shtatë dhe tetë të Thaçit.

KËTU mund të gjeni vendimin mbi argumentet e lejuara të apelit. /GazetaSinjali/