Avokati, Samuel Blom-Cooper, nuk do të jetë më mbrojtës ligjor i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai është larguar nga ekipi mbrojtës i Thaçit më 28 tetor të këtij viti.
Avokat kryesor i Thaçit, Gregory Keohe, ka bërë të ditur se ndërprerja e kontratës së Bloom Cooper do të bëhet pa efekt të kundërt në interesat e Thaçit.
“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18 (6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedures”, ka thënë ai.
Keohe në shkresën e tij gjithashtu ka informuar se ai vazhdon të ndihmohet nga katër bashkë-avokatë të tjerë./GazetaSinjali/
Notification-of-Withdrawal-of-Co-Counsel-for-Hashim-Thaçi-with-one-confidential-Annex-2